LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti 22 pushtet me BDI-në na ndodhën këto, gazetari Ademi i kthen përgjigje, Izeti është i njejtë!

Zëvendëskryeministri “xhentellmen” ashtu siç preferon ta quaj kryeministri Mickovski sot përmes një postimi të gjatë ka përshkruar disa raste për gjatë qeverisjes 20 vjeçare të BDI-së. Mexhiti ka numëruar shumë raste gjatë periudhës kur ai ka qenë kryetar komune në Çair dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i BDI-së dhe njëri nga personat më vendimarës, shkruan Top24

Ndaj këtij postimi ka reaguar gazetari i TetovaSot, Nevri Ademi i cili përshkrimin e Mexhitit e përshkruan si sukses të Izet Mexhitit si kryetar komune dhe si njeriu i dytë i BDI-së së Ali Ahmetit për më shumë se 20 vite.

Izet Mexhiti:

Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë!
Ndodhi rasti ‘Sopoti’ – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Alfa’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vra Harun Aliu – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Monstra’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë komandantë të UÇK-së dhe u dënuan me burg të përjetshëm Sokoli me shokë – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë 16 qytetarë në autobusin e ‘Durmo turs’ – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj COVID spitali në Tetovë dhe vdiqën 14 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj autobusi i ‘Besa trans’ dhe u dogjën të gjallë 45 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
Asnjëra nga këto tragjedi nuk është zbardhur deri më sot. Asnjë zyrtar i shtetit nuk ka dhënë doreheqje për arsye morale ose politike. Askush nuk është thirrur në përgjegjësi para ligjit. Kryeministra kanë qenë Cërvenkovski, herë Buçkovski, herë Gruevski, herë Zaevi, herë Dimitrovski, herë Kovaçevski. E BDI – ka vazhduar të qëndrojë e heshtur në pushtet.
Prandaj sot, kur pa pikë turpi marrin hov e dalin nëpër foltore e bëjnë show për estradë, dua t’i porosis vetëm një gjë:
Koha e BDI-së ka kaluar. Sot shqiptarët janë në pushtet, ndërsa BDI-ja është dhe do të ngelet në opozitë.
Rrini rahat.
Reagimi i gazetarit Nevrij Ademi:
Ndodhi rasti ‘Sopoti’ – IZET MEXHITI ISHTE BDI;
Ndodhi rasti ‘Alfa’ – IZET MEXHITI ISHTE BDI;
U vra Harun Aliu – IZET MEXHITI ISHTE BDI;
Ndodhi rasti ‘Monstra’ – IZET MEXHITI ISHTE BDO;
U vranë komandantë të UÇK-së dhe u dënuan me burg të përjetshëm Sokoli me shokë – IZET MEXHITI ISHTE BDI;
U vranë 16 qytetarë në autobusin e ‘Durmo turs’ -IZET MEXHITI ISHTE BDI;
U dogj COVID spitali në Tetovë dhe vdiqën 14 njerëz – IZET MEXHITI ISHTE BDI;
U dogj autobusi i ‘Besa trans’ dhe u dogjën të gjallë 45 njerëz – IZET MEXHITI ISHTE BDI;
Rrini rahat
Izeti është i njejtë veç ka ndëruar partinë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close