LajmeMaqedoniTopLajm

Mevlan Ademi: Pse na mundoni? Pse jeni kaq kundër gjuhës shqipe? A ju frikëson aq shumë?

Njëri nga organizatorët e protestës së studentëve shqiptarë për provimin e jurispodencës në Shkup, Mevlan Ademi përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj ministrit Flikov dhe kryeministrit Mickovski duke pyetur se pse kaq shumë janë kundër gjuhës shqipe? Ademi në postimin e tij theskon se studentëtë shqiptarë nuk asgjë kundër gjuhës maqedonase por jemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare, shkruan Top24

“Une nuk e di se si Filkov, pas asaj proteste masive, ende vazhdon të mbajë qëndrim kundër dhe të simbolizohet si “mbrojtës i gjuhës maqedone”. Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedone, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare. Gjithashtu, kryeministri ende insiston që çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe ta zvarrisë edhe më tej këtë padrejtësi ndaj nesh. Pse na mundoni çdo herë? Pse jeni kaq kundër gjuhës shqipe? A ju frikëson aq shumë?”, shkruan Mevlan Ademi, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close