
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” është zbatuar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut metoda inovative “CoroFlow”, një sistem softuerik mjekësor për diagnostikimin më të saktë të çrregullimeve në mikroqarkullimin e muskulit të zemrës, përcjell TV21. Sipas Ministrisë, metoda mundëson vlerësim më preciz të mikroqarkullimit koronar dhe ndihmon në diagnostikimin e pacientëve te të cilët ekzaminimet klasike nuk arrijnë gjithmonë të zbulojnë shkakun e simptomave. Institucioni vlerëson se kjo përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e diagnostikës kardiologjike në vend.



