LajmeTeknologji

Meta për herë të parë do të shes bono

Kompania mëmë e Facebookut, Meta, ka njoftuar të enjten se do të bëjë ofertën e saj të parë të bonove, në një kohë kur kompania e rrjeteve sociale po bën investime masive për të financuar projektet e saj, shkroi të enjten Reuters.

Derisa Meta nuk bëri të ditur se sa e madhe është oferta, IFR News ka raportuar se shitja e bonove mund të arrijë midis 8.5 deri në 10 miliardë dollarë.

Siç ka njoftuar kompania, të ardhurat do t’i përdorë për shpenzime kapitale, riblerje aksionesh, blerje dhe investime.

Në mesin e kompanive më të mëdha të teknologjisë, Meta raportohet të jetë e vetmja që nuk ka asnjë borxh në librat e saj.

Emetimi i obligacioneve të Metës do të vijë pasi kompania regjistroi rënien e saj të parë tremujore të të ardhurave, me frikën e recesionit dhe presionet konkurruese që rëndojnë mbi shitjet e saj të reklamave digjitale.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close