LajmeRajon

Meta: Haxhi Avdyli s’ka pasë qejf të bëhet ministër, Arben Vitia ka pasë kohë të korrigjohet

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, tha se “Haxhi Avdyli me siguri do të ishte ekselent” si ministër i Shëndetësisë.

Ndonëse do ta donte dikë nga Guxo ministër të Shëndetësisë, Meta tha se ishte i pritshëm riemërimi i Arben Vitisë në krye të këtij dikasteri.

“Sot është në rregull. Jemi brenda të së pritshmës”, tha Meta në Frontal të T7.

Ai tha se Avdyli vet nuk do të donte të bëhej ministër.

“Haxhi Avdyli as s’ka pasë qef me u bë. Por një përgjegjësie të tillë s’do t’i ikte”, tha Meta.

Ai tha se Vitia ka pasur kohë “të korrigjohet aty ku çalonte”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close