
“Veprim i turpshëm i regjimit diktatorial të Prishtinës” e ka quajtur Lista Serbe kthimin mbrapsht të Kryepatriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, nga pika kufitare e Merdares pasditen e së hënës, raporton gazeta online Reporteri.net.
Porfirije, të cilit nga Qeveria e Kosovës iu kërkua distancimi nga “përfshirja aktive” e Kishës Ortodokse Serbe në “mbështetjen e grupeve kriminale që po mirëmbajnë barrikadat qe 16 ditë”, nuk u lejua të vizitojë Kosovën në rastin e Krishtlindjeve.
Kjo, pasi ky i fundit shpërfillimi parakushtet e vendosura nga qeveria kosovare.
Përmes një reagimi në Twitter, Porfirije shkroi se “m’i mbyllën dyert e shtëpisë”, pas kthimit të tij mbrapa për në Kurshumli.
“Sot, dyert e shtëpisë sime m’u mbyllën dhe i lutem Zotit të hap zemrat e atyre që i kanë mbyllur dhe që dashuria e Krishtlindjeve dhe lindja e Shpëtimtarit të prek mendjen dhe ndërgjegjet e të gjithë njerëzve”, ka shkruar kryepatriarku në Instagram.