
Futbollisti argjentinas Lionel Messi është pranë rikthimit në Barcelonë këtë verë. Gazetari më i famshëm sportiv Fabrizio Romano lë të kuptohet se gjërat po shkojnë në atë drejtim dhe se gjithçka mund të zgjidhet shumë shpejt.
Dhe zv.presidenti i klubit spanjoll, Rafa Yuste, foli publikisht për herë të parë për rikthimin e mundshëm të Leos dhe pranoi se tashmë ishin vendosur kontakte.
“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesit e Messit. Leo e di shumë mirë se sa e vlerësojmë dhe ne do të dëshironim që ai të kthehej në Barcelonë. Dy vjet më parë isha pjesë e negociatave për rinovimin e kontratës dhe e di se sa e vështirë ishte ta lija të largohej. E di me siguri që ai e do Barcelonën dhe ne do të përpiqemi të gjejmë kushtet e duhura për vazhdimin e historisë së tij”, tha Yuste.
Sipas Romano, argjentinasi ka në tavolinë një ofertë nga klubi i tij aktual PSG, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë.
Supozohet se arsyeja është pikërisht Barcelona, klubi ku u rrit Messi, duke filluar nga kategoritë më të reja dhe duke debutuar në vitin 2004.
Kujtojmë se Messi u transferua te PSG dy vite më parë për shkak të situatës së vështirë financiare dhe problemeve, me të cilat nuk arriti të realizonte objektivin e tij dhe të fitonte Champions League.



