Sport
Messi përshëndetet me PSG-në
Në një konferencë për media, trajneri Christophe Galtier e konfirmoi dje se Lionel Messi do ta luajë sot ndeshjen e fundit në fanellën e Paris Saint-Germain.
PSG luan sot kundër Clermontit në “Parc des Princes”, ndeshje kjo e cila do të jetë e fundit për fituesin e Kupës së Botës te kampioni francez.
Këtë gjë e ka konfirmuar tani edhe vetë Messi, i cili në një intervistë me “ESPN” është përshëndetur me PSG-në.
“Unë jam i lumtur që e ka përfaqësuar PSG-në. Unë me të vërtetë e kam shijuar lojën në këtë ekip me shumë lojtarë të mirë. Dua ta falënderoj klubin për një aventurë kaq fantastike në Paris”, tha Messi për “ESPN”.
Në 74 paraqitje në të gjitha garat me Paris Saint-Germain, Lionel Messi ka shënuar 32 gola ndërsa ka bërë 35 paraqitje.