SportTopLajm

Messi i barazoi rekordin historik, Pele: Dashuri si të tonat janë të rralla

Lionel Messi shënoi dje në ndeshjen ndaj Valencias (2-2) një gol historik për të dhe vetë futbollin. Argjentinasi shënoi rrjetën numër 643 me fanellën e Barcelonës dhe me këtë gol ai barazoi rekordin e legjendës Pele për gola të shënuar me të njëjtin klub.
Shumë sportiv legjenda braziliane, që pas rekordit ka elozhe të shumta dhe simpati të veçantë për dashurinë e “Pleshtit” ndaj Barcelonës. Në një postim në Instagram, Pele përgëzon Leon dhe i shpreh admirimin e tij argjentinasit.

“Kur zemra vërshon nga dashuria, është e vështirë ta ndryshosh rrugën tënde. Ashtu si ti, unë e di se si është të duash të veshësh të njëjtën fanellë çdo ditë. Ashtu si ti, unë e di se nuk ka asgjë më të mirë se vendi ku ne ndihemi si në shtëpi.
Urime për rekordin tënd historik, Lionel, por mbi të gjitha, urime për karrierën tënde të bukur te Barcelona! Histori si e jona, për të dashur të njëjtin klub për kaq gjatë, për fat të keq do të jenë gjithnjë e më të rralla në futboll. Të admiroj shumë”, shkruan Pele.

Related Articles

Back to top button
Close
Close