LajmeSport

Mesi, 110 milionë nga PSG në tre vjet

Një martesë “XXL”. Kështu e përcakton gazeta sportive franceze “L’Equipe” në faqen e parë pagën që Lionel Messi do të përfitojë nga Paris Saint Germain, pasi nënshkroi një transferim me parametra zero gushtin e kaluar. Asi argjentinas ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin parisien me opsion për sezonin e tretë, për një shumë totale prej 110 milionë eurosh neto.

Në veçanti, Messi do të fitojë 30 milionë në vitin e parë, njëra prej të cilave në kriptovalutë, një pagë që do të rritet në 40 – përmes një bonusi besnikërie – në dy sezonet e ardhshme, gjithashtu sepse argjentinasi nuk ka marrë asnjë bonus nënshkrimi.

Këto janë shifra të barabarta me ato që shfaqen në kontratën e Neymar dhe më të larta se ato të Mbappe, i cili deri më tani ka refuzuar të gjitha propozimet e PSG për të rinovuar kontratën që skadon në qershor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close