BotaLajme

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb Aleksandar Jokiq, i cili ka luftuar përkrah forcave ruse në luftën e Ukrainës, ka realizuar një video amatore që ia dedikon presidentit rus Vladimir Putin.

Ai përmes saj kërkon shtetësinë ruse dhe thekson se ka kontribuar shumë për Rusinë, transmeton Telegrafi.

Madje nuk hezitoi të pranon se është nderuar me medalje për pushtimin e Mariupolit, dhe se asokohe ishte plagosur në fushëbetejë.

Jokiq tha se njësia në të cilën ai luftoi ishte shpërbërë dhe se njësitë e tjera refuzuan të nënshkruanin kontratë me të.

Nuk e fshehu dëshirën se dëshiron të qëndrojë në Rusi dhe të vazhdojë të mbrojë interesat ruse, në zonën e “operacionit special ushtarak”.

Ai ka konfirmuar se Rusia refuzoi t’i jepte shtetësinë në katër raste.

Related Articles

Back to top button
Close
Close