LajmeMaqedoniTopLajm

Memedi nga ASH porosi Arsovskës, për largimet nga puna në ndërmarrjet e Shkupit

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Butel ka reaguar përmes një komunikate për media ku kjo degë akuzon Arsovskën se po largon shqiptarët nga puna në qytetin e shkupit, shkruan Top24.

Reagimi plotë;

Pyetja “Çfarë po ndodh?” e ka përgjigjen

Qyteti i Shkupit, qytet që ju premtua gjithë qytetarëve të saj, u shndërrua në qytet absurd, sepse absurdi i ulëron për fatin e një qyteti të marrë me “qira” nga e forta e qytetit. Në një krizë ekonomike botërore ku e gjithë bota përballet me pasoja të rënda, zonja e parë guxon të nxjerr nga puna një numër të madh të punëtorëve. E mveshur me mëndafshin e politikës ditore, në skena aktrimi dhe degjenerim të punës dhe fjalës së thënë para një opinioni të tërë, nuk është gjë tjetër përveç se një “buri” kushtrimi se aktualisht ka filluar sezoni i gjahut. Kompromiset politike të Arsovkës për të ruajtur karrigen e nxehtë të të parës të qytetit janë të shtruara në tavolinën e BDI-së, duke e parë të arsyeshme injorimin total dhe ofendues ndaj Aleancës për Shqiptarët si mbështetës të hapur në zgjedhjet e fundit të kanditaturës së saj. Kjo neglizhencë është e stërparë dhe mirë e gatuar, por që pasojat u fakturohen qytetarëve të denjë dhe të pafajshëm, e për këtë nuk do të heshtim, sepse bartim obligim moral për t’u dalur në mbrojtje qytetarëve dhe të vërtetës, edhe e vërteta nuk është aspak e brishtë, por reale dhe e dhembshur.
Nga një zonjë me tiparet që të jep qenja gruaje të një shprese frymëzimi u shndërrove në kulqedër që nxjerr zjarr e vrer, jo vetëm ndaj kundërshtarëve tuaj politik, por tejkalove veten edhe në një urrejtje nacionale.
Duke lënë të tjerët pa punë për komplekset e tua të frustruara do të gjindesh përpara gjyqit të qytetarëve të Shkupit, nëse s’ka gjyq tjetër që të gjykon. Mos harroni, mandatet vijnë e shkojnë, të përhershëm janë qytetarët e një ditë edhe ju do të riktheheni në qytetare të rëndomtë dhe nuk do ta keni mbrojtjen politike, ndërsa atëherë edhe organet e drejtësisë do të jenë të çliruara dhe do të jepni llogari për këtë që bëni sot. Mos mbani shpresa të rrejshme, ju nuk do të mund të ikni atje ku arriti të ikë padroni juaj.

Izeir Memedi kryetar i degës së ASH-së Butel

Related Articles

Back to top button
Close
Close