
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani gjatë ditës së sotme ka mbajtur një ligjeratë në para studentëve të University American College Shkup, mbi integrimin europian, diplomacinë dhe sfidat demokratike të Ballkanit Perëndimor, shkruan Top24
Kënaqësi të ligjëroja sot para studentëve të University American College Skopje mbi integrimin europian, diplomacinë dhe sfidat demokratike të Ballkanit Perëndimor. 


Me ftesë të Ish-Presidentit Stevo Pendarovski dhe Rektores së universitetit, Venera Krliu, zhvilluam një diskutim të hapur mbi të ardhmen europiane të rajonit dhe sfidat që shoqërojnë këtë rrugëtim. 
Diskutimi me studentët tregoi edhe një herë se brezi i ri në rajonin tonë kërkon më shumë se retorikë politike. Kërkon institucione funksionale, standarde europiane, meritokraci dhe një të ardhme të ndërtuar mbi besimin, barazinë dhe mundësitë reale. 
Faleminderit studentëve, profesorëve dhe organizatorëve për mikpritjen, pyetjet inteligjente dhe diskutimin e hapur mbi të ardhmen europiane të rajonit tonë.



