
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë pamjet nga larja e oboreve të xhamive në komunëne Çairit për nderë të festës së Fitër Bajrami. Mexhiti në postimin e tij shkruan se Çairi sonte e pasqyron këtë frymë. Rrugët, lagjet dhe shtëpitë janë në përgatitje, të qeta dhe të ndritshme, me një atmosferë që ndjehet kudo. Kjo natë ka peshën e saj të veçantë, sepse është nata e festës së madhe të nesërme, Fitër Bajramit, ditës së bashkimit, faljes dhe solidaritetit mes njerëzve. shkruan Top24
Sonte është një natë e madhe, Nata e Fitër Bajramit. Nata që mbyll një muaj sakrifice, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.
Edhe Çairi sonte e pasqyron këtë frymë. Rrugët, lagjet dhe shtëpitë janë në përgatitje, të qeta dhe të ndritshme, me një atmosferë që ndjehet kudo. Kjo natë ka peshën e saj të veçantë, sepse është nata e festës së madhe të nesërme, Fitër Bajramit, ditës së bashkimit, faljes dhe solidaritetit mes njerëzve.
Dhe ne, gjatë ditës me përkushtim dhe respekt, jemi kujdesur që çdo xhami të jetë e pastër, e rregulluar dhe e denjë për këtë natë dhe për mëngjesin e nesërm, kur besimtarët do të mblidhen për faljen e Namazit të Bajramit.
Urime Nata e Madhe e Fitër Bajramit!
Le të jetë kjo natë një bekim për të gjithë.



