
Edhe pse zgjedhjet lokale kanë përfunduar në shumë komuna që në rrethin e parë të zgjedhjeve më 19 tetor dhe rrethi i dytë që u mbajtën me 2 Nëntor kur edhe përfunduan zyrtarisht zgjedhjet lokale komisionerët që zbatuan mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor ende nuk kanë marrë kompensimin e tyre për këtë angazhim në ditën e zgjedhjeve. Edhe pse komisioni Shtetëror Zgjedhorë ka publikuar një vendim që rregullon format e pagesave për komisionerët deri më tani asnjë lëvizje nga komunat për këtë kompensim. Shumë komuna të Pollogut po përballen me probleme finansiare pasi ligji për qeverisje lokale i obligon komunat të paguajn harxhimet për organizimin e zgjedhjeve, shkruan Top24



