
Në rrugën rajonale Mexhitli–Staravinë, dje pasdite, personi me iniciale 42-vjeçari D.J. nga fshati Novaci, Manastir, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra, D.J. ka humbur jetën në vendngjarje.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa një ekip i Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Manastir ka kryer ekspertizën në vendin e aksidentit.



