
“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të pendohesh”: Me këto fjalë, komisioneri europian për Energjinë, Dan Jorgensen, përmblodhi atë që mund të presë kontinentin e vjetër në skenarin më të keq të krizës në Lindjen e Mesme, e që janë kursimet e detyruara, veçanërisht për karburantet.
Gjithmonë e më shumë, kriza në Lindjen e Mesme po shton frikën e një emergjencë të re energjetike në Europë. Jorgensen nënvizoi se produktet më të rrezikuara janë karburanti për avionë dhe nafta, ndërsa situata mund të përkeqësohet në javët në vijim. Në disa vende sakaq, masat kanë nisur tashmë: Sllovenia ka vendosur kufizime në furnizimin me karburant, ndërsa në Azi janë ndërmarrë hapa si kufizimi i përdorimit të makinave dhe shkurtimi i javës së punës.
Megjithatë, mbeten rreziqe për rritjen e çmimeve dhe për furnizimin me naftë, ndërsa rezervat aktuale mbulojnë vetëm rreth një muaj konsum. Ekspertët theksojnë se një nga problemet kryesore të Europës është ulja e kapaciteteve të rafinimit, çka e bën më të vështirë përpunimin e naftës bruto në produkte të gatshme.



