
Me ceremoni të lartë shtetërore, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, raporton Top24.
Kësisoj, ka filluar vizita zyrtare e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Gjermani.
Pritet të zhvillohet takimi i kryeministrit Kovacevski me kancelarin Scholz, ku do të vijojë konferencë e përbashkët si dhe takim dypalësh pune dhe darkë e dy delegacioneve zyrtare./Top24



