KulturëLajmeMaqedoni

ME 7 DHE 8 QERSHOR 2024 U MBAJT MANIFESTIMI LETRAR ,,NDJESHMËRIA NDAJ FOLKLORIT NË TREVËN E POLLOGUT”

Pa folklor nuk ka kulturë kombëtare.

Folklori, lind e rritet në fshat e vdes në qytet!

Folklori është pasuri që duhet mbajtur gjallë!

Gurra popullore gjithmonë ka qenë pjesë e kulturës së popullit shqiptar, edhe pse me kohë ato kanë filluar të tretën, një pjesë e tyre ende qëndron në shpirtin e shoqërisë shqiptare në trevën e Pollogut dhe në Malësinë e Tetovës.

Më datë 7 dhe 8 qershor 2024, në fshatin Gjermë dhe në sallën e SHFK Xhepçisht të Tetovës nën patronazhin e Shoqatës për kulturë dhe art ,,Intuita” – Tetovë, të përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt manifestimi letrar Ndjeshmëria ndaj folklorit shqiptar në trevën e Pollogut.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin një numër i madh i të interesuarve, miqve, kolegëve dhe dashamirëve të folklorit shqiptar.

Në kuadër të këtij manifestimi letrar, anëtarët e shoqatës Ajlinda Abdiu, Agnesa Mediu, Adisa Asani, Qëndresa Latifi, Diellza Fejzulli, Rinesa Latifi dhe Endrit Bilalli shpalosen dhe lexuan temat e poshtëshënuara:

– Objektivat e manifestimit letrar;

– Njohuri mbi folklorin shqiptar;

– Rëndësia e folklorit shqiptar;

– Tërheqja e një paraleleje në mes folklorit shqiptar dhe të jetuarit në kohën e teknologjisë;

– Çfarë duhet bërë për ta ruajtur folklorin tonë burimor?

– Folklori letrar;

– Folklori muzikor.

Në fillim të hapjes së këtij manifestimi u lexua referati për rëndësinë, ruajtjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij thesari të çmuar popullor.

Megjithëse jetojmë në kohën e teknologjisë së hovshme, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, shoqata e pa të arsyeshme që folklori ynë burimor të mos lihet në harresë por të gjurmohet, studiohet, kultivohet dhe të ruhet ky thesar popullor (folkloristik e gjuhësor) i

trevës së Pollogut dhe i Malësisë së Tetovës pasi që folklori shqiptar ka një rëndësi të veçantë për kulturën dhe identitetin kombëtar, pra, është qenësor për identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore.

Folklori ynë u ka qëndruar shekujve, u ka përballuar sundimeve të ndryshme, perandorive, por është transmetuar e ruajtur në kujtesën e popullit brez pas brezi.

Duke mësuar për folklorin, ne mësojmë se si ka ecur dhe është zhvilluar populli ynë si i ka përjetuar fatet e veta historike.

OBJEKTIVAT E MANIFESTIMIT LETRAR

Ruajtja e trashëgimisë kulturore: Përmirësimi dhe ruajtja e traditave, zakoneve, dhe kulturës së kësaj treve për brezat e ardhshëm.

Promovimi i identitetit lokal: Ndarja e historisë dhe vlerave të kësaj treve me publikun e gjerë, duke theksuar rëndësinë e folklorit dhe trashëgiminë kulturore.

Përforcimi i bashkëpunimit: Përfshirja e komunitetit lokal, artistëve, dhe studiuesve për të krijuar një platformë të përbashkët për promovimin e folklorit.

Edukimi dhe ndërgjegjësimi: Sensibilizimi i publikut në lidhje me rëndësinë e folklorit dhe ndikimin e tij në identitetin kulturor.

REZULTATET E PRITURA NGA MANIFESTIMI LETRAR

1. Rritja e ndërgjegjësimit për folklorin shqiptar

Një nga rezultatet kryesore të pritura është rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e folklorit në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar. Pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim më të thellë të pasurisë dhe diversitetit të traditave folklorike në trevën e Pollogut dhe përtej.

2. Edukimi dhe informimi i publikut

Përmes prezantimeve dhe leximeve, publiku do të edukojë dhe informojë rreth aspekteve të ndryshme të folklorit shqiptar, përfshirë legjendat, mitologjinë, proverbat dhe këngët tradicionale. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen dhe transmetimin e njohurive folklorike te brezat e rinj.

3. Promovimi i kulturës dhe i traditave lokale

Manifestimi do të shërbejë si një platformë për promovimin e kulturës dhe traditave lokale të trevës së Pollogut dhe Malësisë së Tetovës. Aktivitetet dhe performancat artistike do të

nxjerrin në pah vlerat dhe bukurinë e folklorit shqiptar, duke e bërë atë më të njohur dhe të respektuar në komunitetin lokal dhe më gjerë.

4. Bashkimi i komunitetit

Një rezultat i rëndësishëm është bashkimi i komunitetit rreth një kauze të përbashkët – ruajtja dhe promovimi i folklorit shqiptar. Pjesëmarrësit nga të gjitha moshat dhe sferat e jetës do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre, duke forcuar lidhjet dhe solidaritetin brenda komunitetit.

5. Inkurajimi i kërkimeve të mëtejshme

Manifestimi pritet të inkurajojë kërkime të mëtejshme në fushën e folklorit dhe folkloristikës. Prezantimet dhe diskutimet do të nxisin interesin për studime të thelluara dhe dokumentimin e traditave folklorike që mund të rrezikojnë të humbasin.

6. Ruajtja dhe dokumentimi i trashëgimisë folklorike

Një tjetër rezultat i pritur është ruajtja dhe dokumentimi i trashëgimisë folklorike. Aktivitetet e manifestimit, përfshirë leximet dhe performancat, do të dokumentohen dhe mund të përdoren si burime të vlefshme për studime të ardhshme dhe ruajtjen e traditave.

7. Krijimi i një platforme për talente të reja

Manifestimi do të krijojë një platformë për artistët e rinj dhe studiuesit për të paraqitur punën e tyre. Kjo do të ndihmojë në zbulimin dhe mbështetjen e talentëve të rinj, duke siguruar vazhdimësinë dhe përparimin e studimeve folklorike dhe artistike në të ardhmen.

8. Përmirësimi i ndjeshmërisë kulturore dhe i identitetit kombëtar

Pjesëmarrësit do të përfitojnë një ndjeshmëri më të thellë ndaj kulturës dhe identitetit të tyre kombëtar. Folklori luan një rol të rëndësishëm në formimin e identitetit dhe kjo ndjenjë e përforcuar e përkatësisë do të kontribuojë në një shoqëri më të fortë dhe të bashkuar.

9. Ndërgjegjësimi për rolin e teknologjisë në ruajtjen e folklorit

Diskutimet mbi ndikimin e teknologjisë do të rrisin ndërgjegjësimin për mënyrat se si teknologjia mund të përdoret për të ruajtur dhe promovuar folklorin shqiptar. Kjo përfshin dokumentimin digjital, platformat e mediave sociale dhe mjetet e tjera moderne të komunikimit.

10. Vlerësimi dhe njohja e kontributit të individëve dhe të grupeve

Përmes ndarjes së mirënjohjeve, individët dhe grupet që kanë kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e folklorit shqiptar do të marrin njohjen dhe vlerësimin e merituar. Kjo do të

inkurajojë më shumë njerëz të angazhohen në aktivitetet kulturore dhe të kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë folklorike.

Manifestimit letrar me kontributin e tyre ju bashkëngjitën edhe Shoqatat për kulturë dhe art ,,Albanika ET”, ,,Pellazgët” dhe ,,Rapsodia e Sharrit” me artistët lirik të dëgjuar të kësaj ane Hajri Ismanin, Dashmir Saitin dhe Xhemal Abdyramanin të cilët kënduan disa këngë burimore me çifteli, poashtu manifestimin e përshëndetën edhe qëmtuesi i folklorit tonë z. Syrja Etemi me poezinë ,,E merr valën mbarë Malësia”, dhe z. Hajri Ismani me poezinë ,,Sharri plak”.

Shoqata për kulturë dhe art Intuita-Tetovë, falënderon të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe realizimin e këtij manifestimi.

Këshilli organizativ i Shoqatës për kulturë Intuita-Tetovë për këtë manifestim kulturor ndau Falënderime për pjesëmarrësit.

Ky manifestim letrar do të jetë një hap i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e folklorit shqiptar, duke krijuar një platformë për edukim, diskutim dhe zhvillim të mëtejshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close