
Në mesazhin e tij vjetor të Ditës së Krishtlindjeve,
Mbreti Çarls i Britanisë se Madhe ka theksuar rëndësinë e unitetit në një kohe që luftërat dhe tensionet i vënë komunitetet në mbarë botën nën presion.
“Ne mund të gjejmë forcën për të siguruar që e drejta të triumfojë në këtë ditë. Kur takoj njerëz të besimeve të ndryshme, ndihem jashtëzakonisht i inkurajuar të dëgjoj sesa shumë gjëra të përbashkëta kemi, për paqe dhe një respekt të thellë jetën”, tha ai.
Çarlsi foli për rëndësinë e shfaqjes së mirësisë ndaj njerëzve, sidomos në një kohë shqetësimi të madh publik mbi migrimin në mbarë botën.
Fjalët e mbretit u pasuan nga një kor ukrainas, i veshur me këmisha tradicionale dhe ai i Operas Mbretërore me seli në Londër.
Në një fjalim të pasur me referenca ndaj historisë biblike të Krishtlindjeve, Charles kujtoi gjithashtu vizitën e tij shtetërore në Vatikan në muajin tetor, ku ai dhe Papa Leo u lutën së bashku për paqen në botë.



