BotaTopLajm

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjithë korridoret e udhëtimit nga e hëna

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur nga rreziku i llojeve të reja ende të paidentifikuara të Covid-19”, ka thënë kryeministri.

Kushdo që fluturon do të duhet të tregojë provën e një testi negativ Covid-19 përpara se të niset.

Po ashtu, në Mbretërinë e Bashkuar është e ndaluar hyrja e udhëtarëve nga Amerika e Jugut dhe Portugalia, masë që hyri në fuqi të premten pas shqetësimeve në lidhje me një variant të ri të koronavirusi i identifikuar në Brazil.

 

Boris Johnson tha se rregullat e reja do të ishin në fuqi të paktën deri në 15 shkurt.

Deri më tani në këtë shtet kanë vdekur 87 291 njerëz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close