LajmeSport

Mbrëmje makthi për legjendën holandeze! I dëmtohet djali dhe del nga fusha me barelë duke qarë, eliminohet edhe nga Europa

Nata e mbrëmshme për Robin Van Persin ishte makth. Përveçse skuadra e tij Fejenord u eliminua nga Liga e Europës pas humbjes 2-1 kundër Real Betisit, iu dëmtua edhe djali i tij.

Teksa spanjollët po udhëhiqnin sfidën, legjenda holandeze futi në lojë djalin e tij Shakel Van Persie në minutën e 73-të.

Por në minutën e 85-të, ai ishte shumë i pafat i cili pas një përpjekjeje për të goditur topin me kokë, u rrëzua keq dhe duke ndrydhur gjurin.

Lojtari detyrohet të largohet nga fusha duke qarë mbi një barelë dhe babai i tij, Robin, i afrohet për t’i qëndruar pranë, me shqetësimin e një prindi dhe trajneri.

Një natë e tmerrshme për ish-sulmuesin legjendar të Arsenalit dhe Mançester Junajtid i cili u trondit në Estadio Olimpiko de la Cartuja në Sevija.

Related Articles

Back to top button
Close
Close