
Me një ceremoni madhështore, e cila për herë të parë në histori mbahej njëkohësisht në dy vende të ndryshme, në Milano dhe në Kortina, ka ngritur dje zyrtarisht siparin edicioni i 25-të i Lojërave Olimpike Dimërore.
Ceremonia e shpërndarë shfaqet kështu si një premtim: vetëm nga takimi i botëve të ndryshme mund të lindë harmonia, e aftë të bashkojë popuj, vende dhe breza. Qyteti dhe mali vëzhgojnë njëri-tjetrin, përballen, kërkohen: dy botë të dallueshme që gjejnë një ritëm të përbashkët. Ky segment rrëfen takimin mes dy qyteteve pritëse të Lojërave. Nën tingujt e një violine dhe fjalët e poezisë “L’Infinito” të Xhakomo Leopardit, veprimi skenik u shndërrua në metaforë të kohës sonë. Qyteti dhe mali, njerëzimi dhe natyra, urbanja dhe e lashta hyjnë në dialog për t’i dhënë formë një ekuilibri të ri.
Me yje të sportit, muzikës apo kinematografisë, mbrëmja e djeshme ishtë një magji e vërtetë, e denjë për një ngjarje kaq presitigjioze. Tashmë do të jetë radha e garave dhe e medaljeve, me ekipet dhe sportistët që do të japin më të mirën e tyre në një veprimtarinë më të të rëndësishme të sporteve dimërore. Duke u ndalur të historia, “MilanoCortina 2026”, janë edicioni i 25-të i Olimpiadës Dimërore. Në vitin 1986, IOC vendosi që nga viti 1994 Lojërat Dimërore dhe Verore të zhvilloheshin në vite të ndryshme. “Lillehammer 1994” ishte edicioni i parë që nuk u mbajt në të njëjtin vit me Lojërat Verore.



