LajmeMaqedoniTopLajm

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm – BDI aktron daljen nga qeveria!

Bashkimi Demokratik për Integrim nesër në orën 13 ka thirrur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Kjo po vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit si dhe paralajmërimin e opozitës VMRO-ASH-AAA-Besa-E Majta për shumicë të re parlamentare.

Në okularet politike, kjo mbledhje është cilësuar se vjen si rezultat i shkuarjes së BDI-së në opozitë.

“Me formimin e shumicës së re parlamentare ushtuan piskamat nga eksponentë të BDI se është e papranueshme që shqiptarët të bëjnë marrëveshje me VMRO-në e Levicën. Por në të vërtetë BDI nuk e ka problem VMRO-në e Levicën; asaj i pengon pse nuk është vetë pjesë e kësaj marrëveshje. Sepse BDI vetë e ka dëshmuar se nuk i ka problem marrëveshjet e tilla. Para dy ditësh BDI lidhi koalicion me VMRO-në dhe Levicën në qytetin e Velesit”, shkruan Robert Nesimi.

Para një viti vetë BDI paralelisht negocionte me VMRO-në dhe Levicën për formim të një qeverie të re pa LDSM-në. Për ata që kanë harruar, dëshmi për këtë është vetë postimi i Bujar Osmanit, ku haptazi bën me dije se për BDI-në në lojë janë të gjitha opcionet për shumicë të re.

Ndërkohë, disa “vajtimin” e BDI-së edhe pse po tentojnë ta shesin si breng për popullin shqiptar nga koalicioni i arritur, megjithatë arsyeja e vërtetë është diku tjetër.Siç shkruan portali Republika, BDI ka shumë arsye pse të jetë e mërzitur nga koalicioni i ri. Sipas tyre, ajo do të humb gjashtë ministrit, 106 pozita të drejtorëve, 206 vende në komisione dhe këshilla drejtues, 306 tenderë në vit, 1006 punësime me kontratë në vepër.

E Artan  Grubi i BDI-së, sonte tha se gjatë bisedës me lideri ne tij, Ahmeti kanë biseduar për: “çka do të flitet për ne pasi që ne të largohemi, këto janë pyetjet për të cilat duhet ta dijmë përgjigjen para se ta nisim shërbimin publik”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë mbledhur 61 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI

Related Articles

Back to top button
Close
Close