LajmeMaqedoniTopLajm

Mbërrijnë vaksinat e para nga Covax në Maqedoninë e Veriut

Dërgesa e parë me vaksina anti covid nga skema Covax mbërriti në Maqedoninë e veriut mëngjesin e të dielës.

Bëhet fjalë për rreth 24 mijë doza të vaksinës së kompanisë Astra Zeneca dhe në aeroport, ato u pritën nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe si edhe një delegacion i përbërë nga trupi diplomatik dhe përfaqësues të OBSH, UNICEF dhe OKB.

“Dozat e para të vaksinës të siguruara përmes sistemit Covax, mbërritën. Këto 24 mijë doza janë prodhuar nga AstraZeneca. Ne jemi të vendosur të kryejmë një fushatë imunizimi të shpejtë dhe efikase. Ndërkohë që pritet shpërndarja e më shumë vaksinave deri në fund të muajit”.

Vendi ka nisur vaksinimet në mes të shkurtit por vetëm në qendrat mjekësore.

Deri më tani në Maqedoninë e veriut deri më tani janë vaksinuar 6940 persona, kryesisht punonjës shëndetësorë. Vendi ka siguruar nga Rusia 3 mijë vaksina sputnikV dhe 8 mijë vaksina të kompanisë Pfizer dhe Biontech si dhuratë nga Serbia. Shpërndarja e vaksinave përmes skemës Covax, që synon të ndihmojë vendet më të varfra, është shoqëruar me vonesa ndërkohë që si pjesa tjetër e fqinjëve ballkanikë, Maqedonia e Veriut po sheh një rritje të infektimeve ditët e fundit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close