LajmeMaqedoniTopLajm

Matoshi dhe Neziri: Shumica e re parlamentare do të zgjerohet (VIDEO)

Mbrëmë u formua qeveria e re me një shumicë prej 65 deputetësh. Kjo qeveri mes LSDM, BDi ASH dhe PDSH-së do te jetë edhe qeveria e cila do të përshpejtoj rrugën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sipas analistëve Xhelal Neziri dhe Ruzhdi Matoshi shumicës së re parlamentare do ti shtohen edhe ata deputet që janë drejtuar kah Bashkimi Evropian.

Ruzhdi Matoshi thotë  se Qeveria e RMV-së është e koncentruar në kauzën e integrimit Evropian, që sipas  tij kjo   rrugë nuk është  e lehtë, ai më tej shton se procesi i skriningut kërkon përkushtim qeverisës por edhe parlamentar.

Sipas Matoshit ka dy  shtylla të kauzalitetit, rikonstruimi është i arsyeshëm.

Qeveria aktuale ka edhe disa projekte infrastrukturore që kanë dimension kauzaliteti për Maqedoninë Perëndimore. Siç është për shembull vijueshmëria e procesit të Korridorit 8 që për shqiptarët në perëndim është shumë domethënës, që lidh portin e Durrësit me portin e Burgasit në Bullgari. Rikonstruimi i Qeverisë në këto dy kauzalitete, procesin euro-integrues dhe atë infrastrukturorë”, tha Matoshi.

Analisti Xhelel Neziri mendon se kjo qeveri do të krijoj një stabilitet pasi është një shumicë stabile dhe kompakte pa grupe.

Kjo qeveri do të krijojë një stabilitet të qëndrueshëm, është një shumicë më kompakte dhe shumicë me madhe nga që ishte më herët. Më herët kishte një shumicë me 64 deputet por shumë e parcializuar shumë grupe që shfrytëzonin çdo moment për të kushtëzuar dhe bllokuar projektet e qeverisë. Tani kemi  qeveri shumë të kristalizuar një shumicë më kompakte që nuk do të ketë problem me kuorumin e qeverisë. Kjo qeveri pritet të jetë stabile që do të mundësoj parlament funksional për të gjitha reformat që kërkohen nga Bashkimi Evropian” thotë Neziri për TS sa i përket shumicës së re parlamentare.

Nga ana tjetër sipas Ruzhdi Matoshit kjo qeveri është lidhur për një emër edhe atë Fronti Demokratik për BE.

Kjo shumicë e re parlamentare ka ndërtuar një fjali sa i përket procesit të eruointegrimit, Fronti Demokratik për Bashkimin Evropian dhe realisht Maqedonia ka nevojë për një front politik, e cila është orientuar drejt këtyre vlerave” u shpreh Matoshi

A do të mund të zgjerohet shumica e re parlamentare me dy apo tre deputet tjerë shqiptar, Analisti Ruzhdi Matoshi dhe Xhelal Neziri nuk e hedhin poshtë një gjë të tillë, ata besojnë se kjo mund edhe të ndodh.

Ata që kanë idenë apo ideologjinë e një transformimit të një shteti drejtë vlerave të Bashkimit Evropian mund të jenë pjesë e fronit, apo pjesë e shumicës parlamentare. edhe pres që të ketë ashtu deputet” thotë Matoshi për TS.

Vet ndarja e skenës politike në dy blloqet të mëdha ideologjike, e idesë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe palës tjetër, do të vë në siklet jo të mirë të gjithë partitë tjera që nuk do të rreshtohen në anën e bllokut i cili është i gatshëm të paguaj edhe çmime politike për të realizuar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian” u shpreh Neziri sa i përket zgjerimit të shumicës së re parlamentare.

Ndryshe, nëse shumica e re parlamentare do të zgjerohet me më shumë deputet shqiptarë, gjasat janë maksimale që këtij fronti të përbashkët ti bashkëngjiten edhe disa deputet maqedonas të opozitës që kanë frymë evropiane që të vijë deri te ndryshimet kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. /TS/

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close