
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar se së fundmi një person i panjohur ka përdorur fotografinë e tij dhe përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin e telefonit të tij.
Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, se ky person ka kontaktuar disa nga miqtë e tij, duke u kërkuar para me justifikimin se i duheshin urgjentisht në Tiranë dhe se do t’i kthente ditën tjetër.
Kërkesat kanë qenë për shumë të mëdha, nga 10 deri në 95 mijë euro.
Pacolli më tutje tregon se fatkqësisht disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.



