LajmeMaqedoniTopLajm

MASAT ANTI-COVID: 31 MILION EURO PËR NDËRMARRJET MIKRO DHE TË VOGLA

Shuma e përgjithshme financiare për linjën e tretë kreditore pa interes me grant-komponentë dedikuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të goditur nga COVID-19 është 31 milion euro, prej të cilëve 60.000.000 denarë ose 1 milion euro janë mjete buxhetore nga Programi P1 të Ministrisë së Ekonomisë, derisa 30 milion euroa janë nga BE-ja – njoftoi press-shërbimi qeveritar përmes një komunikate.

Në seancën e djeshme, sic thuhet në komunikatë, Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave të nënshkruajë marrëveshje për administrimin e mjeteve me Bankën Zhvillimore të RMV-së.

Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave, në bashkëpunim me Sekretariatin për Cështje Evropiane, ta njoftojnë Delegacionin e BE-së në vend se masa është  miratuar nga Qeveria e RMV-së dhe se Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Banka Zhvillimore e RMV-së po ndërmarrin aktivitete për operacionalizimin e masës – thuhet në komunikatë.

Mjetet financiare paraqesin linjën kreditore pa interes me grant komponenët për ndërmarrjet mikro dhe të vogla që janë të goditur nga COVID-19 ku 30 milion euro janë tërhequr nga 50 milion eurot shpërblim për sukses për shkak të progresit të përgjithshëm në procesin e integrimit evropian të RMV-së, për të cilët Qeveria me shkresë zyrtare ju drejtuar Komisionit Evropian se këto mjete do të shfrytëzohen për rimëkëmbjen e vendit nga pasojat e pandemisë me COVID-19 –thuhet në komunikatën e Qeverisë. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close