LajmeRajon

Masakra në Shkodër, Berisha: Të shtunën mosbindje civile në Shkodër! Bajrajt dhe bandat e tyre kriminale…

Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër ku humbën jetën 3 persona.

Ai tha se të shtunën në orën 12:0 opozitarët do të bëjnë një marshim me “mosbindje civile” në Shkodër.

“Ndaj dhe unë sot jam këtu për të shprehur solidaritetin tim më të thellë me secilin qytetar të Shkodrës, ndaj të cilëve, Edi Rama përdor krimin, mafian më agresive për ti mposhtur, frikësuar ata, për të ua bërë qytetin e tyre të pajetueshëm.

Në këtë protestë, mosbindje civile, ne i themi jo, dhunës së mafias së Edi Ramës.

Kjo mosbindje civile do të duhej të thirrej në Tiranë, por dëshiroj tu shprehim nga afër të gjithë solidaritetin tonë, qytetarëve të Shkodrës për të cilët Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllim e vetëm që të mbledhin vota, sepse i doli fytyra se kush është në Durrës.

Shqiptarët e panë se votat e Edi Ramës ishin pazar me Avdylët, me Troplinët me Dervishët, me serial killër të Durrësit.

Dhe tani pas këtij deskriditimi kërkon që votat ti sigurojë me Bajrët dhe bandat e tyre kriminale.

Ndaj dhe ftoj të gjithë opozitaret dhe opozitarët, në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet, mbështetje qytetare për banorët e mrekullueshëm, për qytetarët fisnik të këtij qyteti”, tha Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close