
Në Gjermani, marrja e lejes së drejtimit të makinës është bërë një sfidë e madhe financiare dhe praktike, sidomos për të rinjtë dhe emigrantët. Kostoja mesatare arrin nga 2500 deri në 3500 euro, dhe shpesh më shumë, për shkak të trajnimeve të detyrueshme teorike dhe praktike. Në Gjermani, marrja e lejes së drejtimit të makinës është bërë një sfidë e madhe financiare dhe praktike, sidomos për të rinjtë dhe emigrantët. Kostoja mesatare arrin nga 2500 deri në 3500 euro, dhe shpesh më shumë, për shkak të trajnimeve të detyrueshme teorike dhe praktike.
Shkalla e dështimit në provime është e lartë, ndërsa kërkesat e rrepta dhe mungesa e instruktorëve e bëjnë procesin edhe më të vështirë. Për emigrantët, sfidat shtohen për shkak të barrierave gjuhësore dhe dallimeve kulturore në drejtimin e makinave. Ndërsa disa kërkojnë të marrin patentën jashtë vendit, për shembull në Poloni, kjo kërkon qëndrime të zgjatura dhe shton kosto të tjera. Alternativa si përdorimi i simulatorëve është duke u shqyrtuar, por nuk zëvendëson plotësisht praktikën reale.


