BotaLajme

Marrëveshja mbi nëndetëset, Morrison kritikon ashpër Macronin

Kryeministri australian Scott Morrison sulmoi besueshmërinë e Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili e akuzoi zotin Morrison se e pati gënjyer gjatë një darkë në Paris në muajin qershor, për fatin e kontratës 5-vjeçare me Grupin Detar francez për prodhimin e 12 nëndetëseve konvencionale.

Nuk dua ta personalizoj. Më duhet të them se deklaratat dhe shpifjet nuk ishin vetëm ndaj meje, por ndaj Australisë. Do t’i dal në mbrojtje vendit në emër të australianëve. Unë mund t’i kundërvihem këtyre deklaratave dhe Australia ka një historik krenak për sa i përket aftësive të saj mbrojtëse. Prandaj do t’i prodhojmë këto (nëndetëse) dhe të tjera pas tyre. Historiku i Australisë në fushën e mbrojtjes nuk ka nevojë për koment”, tha zoti Morrison.

Presidenti francez Macron e akuzoi Kryeministrin australian Morrison se e gënjeu gjatë një darke në Paris për kontratën 5-vjeçare me Grupin Detar francez për të prodhuar 12 nëndetëse konvencionale me motor nafte.

Image

Emmanuel Macron

FOTO GALERI

“I respektoj zgjedhjet sovrane, por duhet të ketë respekt për aleatët dhe partnerët dhe nuk u veprua kështu me këtë marrëveshje. Mendoj se është vendimtare për reputacionin e Australisë dhe kryeministrit të saj”, u tha gazetarëve zoti Macron.

Australia anulloi marrëveshjen me vlerë 66 miliardë dollarë dhe hyri në një aleancë të re me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për tetë nëndetëse bërthamore që do të prodhohen sipas teknologjisë amerikane.

Presidenti amerikan Joe Biden i tha zotit Macron se menaxhimi i marrëveshjes me Australinë për nëndetëset kishte qenë “i rrëmujshëm” dhe se “nuk u veprua me shumë hirësi”./VOA

Related Articles

Back to top button
Close
Close