LajmeMaqedoniTopLajm

Marija Miteva nga VMRO-DPMNE: Populli i varfër qeveria e pasur

Qeveria sërish goditi në xhepat e qytetarëve, numri më i madh i amvisërive dhe biznes sektorit do të paguajn më shumë për energji elektrike nga dhjetori. Është fakt i pa mohushëm se Maqedonia është në krizë me vite dhe të gjitha krizat anë për shkak të pa aftësisë së qeverisë së LSDM-së. Për shkak të tendereve të tyre në katër sy dhe për shkak që me rritjen e çmimit LSDM mundëson fitim personal. Me qeverinë e Kovaçevskit bizneset paguajn gati 100% rrymë më shtrenjt se vendet e rajonit, sipas raportiti ofical të EUROSTAT për 2021 për çminin e rrymës që paguajn bizneset e vogla dhe të mesme me harxhim nga 500 megavat deri në  2000megavat në orë shihet që bizneset paguajn dyfish më shumë. Potencoj në 2021 firmat në maqedoni kanë paguar 82% në raport me Malin e Zi, 38% nga bzneset në Serbi, 66% në raport me Turqinë, 70% në raport me BHR, 98% në raport me Kosovën, 12 % në raport me Kroacinë dhe 18.5% në raport me Slloveninë tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE, përcjellë Top24.

Kjo është dëshmi se firmat tona paguajn më shumë se rajoni dhe kjo për shkak të krimit dhe pa aftësisë së qeverisë e  cila uli prodhimin e sektorit energjetik. Këta së pari vodhën nga tenderët ndërsa më pas vodhën rrymë nga fqinjët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close