LajmeMaqedoniTopLajm

“Maqedonia është ndër vendet evropiane me çmimet më të ulëta të energjisë elektrike”, Mickoski: Me këtë qeveri, nuk ka pasur rritje të çmimit për amvisëritë

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se përmes Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale është shpallur konkurs publik, ku mund të aplikojnë familjet që i përmbushin kushtet për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike. Për këtë janë parashikuar 40 milionë denarë.

“Çfarë mund të them gjithashtu është se gjatë periudhave të rregullimit të çmimit të energjisë elektrike, që nga kjo Qeveri, nuk ka pasur rritje të çmimit për amvisëritë – një gjë që nuk është e zakonshme në vendet fqinj. Nëse shikoni vendet e tjera, energjia elektrike ka rritur 15, 20, e në disa edhe 30 për qind,” tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se sipas të dhënave të Eurostatit dhe parametrave të tjerë, Maqedonia e Veriut është ndër vendet evropiane me çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për amvisëritë.

Përveç familjeve, për mbështetje financiare për energji elektrike mund të aplikojnë edhe personat me pengesa të rënda intelektuale, pengesa të rënda trupore, tërësisht të verbër dhe tërësisht të shurdhër. Ky program siguron mbështetje financiare prej 1.000 denarësh në muaj për 12 muaj, duke u realizuar përmes uljes direkte të faturave të energjisë elektrike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close