LajmeMaqedoniTopLajm

Maqedonia e Veriut merr nga Covax 103.200 doza vaksine

COVAX publikoi të mërkurën planin e shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit, për vendet që tashmë kanë aplikuar për të. Sipas planit, Shqipëria do të përfitojë 141600 doza të vaksinës së AstraZeneca-s dhe Oxfordit, të prodhuara këto nga kompania koreano-jugore, SK Bioscience.

Kosova ndërkohë, do të përfitojë nga COVAX, 100,800 doza vaksine, Serbia 345,600, Bosnje-Hercegovina 177,000, Maqedonia e Veriut, 103,200 dhe Mali i Zi, 84,000. Të gjitha këto vende do të furnizohen me vaksina të kompanisë AstraZeneca, përveç Bosnje-Hercegovinës, e cila do të përfitojë edhe një sasi të vaksinash të Pfizer.

Në raport është thënë se vaksinat për vendet pjesëmarrëse në program do të shpërndahen në tre mujorin e parë dhe të dytë të 2021, por nuk është përmendur data se kur do të fillojë ky proces. Në mesin e parashikimeve tjera në raport është thënë edhe se doza totale e vaksinave për vendet respektive mbulon rreth 3.3 për qind të numrit total të popullsisë së 145 vendeve pjesëmarrëse.

Shqipëria e nisi procesin e vaksinimit më 11 janar pas sigurimit të 975 dozave të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech, që erdhën si dhuratë nga një vend, emrin e të cilit kryeministri Edi Rama nuk ka dashur ta publikojë.

Dy ditë më parë, kur kryeministri mori dozën e dytë të vaksinës, tha se vendi ka hyrë në fazën e zbatimit të kontratës së Pfizerit dhe të hënën mbërritën në vend edhe 1170 doza të tjera të kësaj vaksine. Sipas kryeministrit, gjatë muajit shkurt do të vijnë mbi 40 mijë doza nga Pfizer, në kuadër të kontratës së paralajmëruar për 500 mijë doza të kësaj vaksine.

Related Articles

Back to top button
Close
Close