LajmeMaqedoni

Maqedonia blenë 8,5 tonë kanabis nga Afrika e Jugut

Kompania “Highlands Investments” e cila prodhon kanabis me kualitet të lartë, ka njoftuar se ka lidhur marrëveshje për eksportimin e 8,5 tonë lule të thatë nga kanabisi mjekësor THC dhe CBD, si pjesë e porosisë që do të transportohet në Maqedoni, informon Zhurnal.

Mark Korbet, drejtor i kompanisë, thotë se 8,5 tonë lule të thatë të kanabisit do të dërgohetpër në Maqedoni ndërsa për këtë kanë huazuar një aeroplan.

“Pasi e dëshmuam aftësinë tonë të përmbushim kërkesat për dërgesë me dërgesën tonë të prillit, me sukses siguruam shitjen e madhe të mbetjes nga korrja jonë në vitin 2021, e cila përfshinë diku më tepër se 2000 kg THC dhe 6.500 kg gjethe dhe zbukurime nga CBD. Për madhësinë e porosisë, e cila është mjaftueshëm për mbushjen e pothuajse katër kontenjerëve prej 40 metrave, nevojiteshte një aeroplan për transport deri në Maqedoni”, thotë Mark Korbet.

Është paraparë që tregu evropian i kanabisit të arrijë 3,8 miliardë dollarë amerikan deri në vitin 2025, sipas raportit evropian për kanabis.

Ndryshe kompania është me seli në Afrikën Jugore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close