KulturëLajmeMaqedoni

Manastiri në fshatin Leshkë si destinacion turistik, si e ndihmoi ndërtimin e saj Pashai Pashallëkut të Tetovës

Në fshatin Leshkë, në komunën e Tearcës nodhet një nga manastiret e njohura të Pollugut që nga shekulli XIII dhe i njejti ka vite që është kthyer në një destinacion turistik në komunën  e Tearcës, shkruan Top24
 Manastiri në fshatin Leshkë, ka një histori të pasur, ku është i mbushur me afreske të çmuara, të cilat reflektojnë një shkëlqim shpirtëror. Në kompleksin e Manastirit Leshkë përfshihen kisha manasteriale “Shën Atanasij” nga viti 1335, kisha “Shën Maria”, e cila ekziston nga shekulli XIII e cila përmendet në dekretin e Stefan Deçanski nga viti 1326, si dhe mbetje nga pesë kishat dhe faltoret mesjetare, shkruan Top24
Dokumente të ndryshme flasin në mënyrë të veçantë ku theksohen vlerat kulturore dhe shpirtërore të kishës Shën Atanasij.
Rexhep Koxha,  Pasha (Pashai i Pashallëkut të Tetovës) në atë kohë dha leje si dhe ndihmë materiale dhe për ndërtimin e Kishës së Shën Thanasit (Anatasie) në fshatin Leshkë të Tetovës.  Pashai ndërkohë ndihmoi me të holla 3500 groshave për ndërtimin e Sarajit të vezirëvee në Manastir.(1)
Manastiri ka traditë të gjatë, të pasur dhe të famshme, por plot edhe me ngjarje tragjike. Shumë herë është djegur dhe rinovuar. Në vitin 1690 Turqit shembën manastirin dhe kishën Shën Maria, ndërsa manastiri është dëmtuar edhe në vitin 2001.
Me ndihmën e Bashkimit Evropian, manastiri përsëri u rinovua në mënyrë autentike. Festat më të mëdha manasteriale dhe manifestimet kishtare-popullore mbahen në ditën e Shën Thanasit (15 maj) dhe në ditën e Shën Marisë së Madhe (28 gusht). (2)

Related Articles

Back to top button
Close
Close