LajmeRajon

Mali i Zi, thellohet kriza politike për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Partitë opozitare në Mal të Zi nuk lejuan mbajtjen e seancës së parlamentit të premten, duke penguar interpelancën e Kryeministrit Milojko Spajiç. Opozita po kërkon anulimin e vendimit që lidhet me nxjerrjen në pension të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e konsideron si “puç kushtetues”. Për vendimin e parlamentit malazez për ndërprerjen e mandatit të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese ka shprehur shqetësim edhe Bashkimi Evropian.

 

“I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të respektojnë sundimin e ligjit dhe të respektojnë Kushtetutën,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. “Kjo është vendimtare për rrugën e Malit të Zi në BE”.

Deputetët e opozitës akuzojnë Komisionin Kushtetues dhe shumicën parlamentare se kanë shkaktuar një “krizë të thellë institucionale dhe kushtetuese” për shkak të vendimit për nxjerrjen në pension të një gjykatësi dhe përpjekjeve për të larguar dy gjykatës të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

 

Pas daljes nga salla e parlamentit, deputetët e opozitës kanë rrethuar Kryeministrin Spajiç, duke e penguar atë që t’iu drejtohet gazetarëve.

 

Të premten, përfaqësuesit e opozitës u takuan me Presidentin Jakov Milatoviç, i cili u bëri jehonë deklaratave të opozitës, duke fajësuar Komisionin Kushtetues për krizën në Mal të Zi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close