
Lidhur me vendimin e Malit të Zi, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mos e lejojnë fluturimin e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov për në Beograd, Departamenti i Shtetit sot kumtoi se si shtete të pavarura “sollën vendime të pavarura për hapësirën ajrore, që e reflekton vendosmërinë e Evropës për t’i bërë thirrje Rusisë për papërgjegjësi për shkak të invazionit në Ukrainë”.
Zëdhënësi i Departamentit Shtetëror, Ned Prajs, në konferencë shtypi tha se SHBA-ja i bën thirrje edhe Serbisë të fokusohet në qëllimin e saj për anëtarësim në BE, duke e përfshirë edhe harmonizimin e politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë me pjesën tjetër të Evropës, njofton Zëri i Amerikës.
“Vazhdimisht i bëjmë thirrje Serbisë të ndërmarrë hapa për progres në rrugën evropiane, duke e përfshirë edhe diversifikimin e burimeve të energjisë, uljen e varësisë energjetike nga Federata ruse dhe harmonizimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë me BE-në. Ne akoma dëshirojmë të jemi partner i Serbisë dhe t’i ndihmojmë në angazhimin e saj për përforcimin e sigurisë energjetike në afat të gjatë”, tha Prajs.
Pyetjes se si SHBA-ja dhe NATO do t’i mbrojë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, të cilat e mbyllën hapësirën ajrore për aeroplanin me të cilin Lavrovi duhej të udhëtojë në Serbi nga kanosjet ruse, Prajs tha se “të tri vendet janë anëtare të NATO-s, ndërsa përkushtimi i nenit 5 lidhur me të gjitha të vendet është obligues”.



