
Ministria malazeze për Punë të Jashtme sot njoftoi se vendi i është bashkangjitur sanksioneve që Bashkimi Evropian i vendosi kundër Rusisë pas sulmit të saj ndaj Ukrainës.
Me përfshirjen ndaj masave restriktive, sanksioneve ekonomike dhe individuale, Mali i Zi e vazhdoi politikën e harmonizimit qind për qind me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, kumtoi MPJ-ja malazeze.
Në të njëjtën kohë, Shtatmadhoria e Armatës së Malit të Zi paralajmëroi se do të dhurojë sasi të caktuara të pajisjes mbrojtëse për Ukrainën, para se gjithash jelekë mbrojtës dhe helmeta balistike, ndërsa Ministria e Financave ndau 50 mijë euro për ndihmë të Qeverisë në Kiev. Gjithashtu, Kryqi i Kuq malazez hapi një linjë telefonike speciale përmes së cilës qytetarët mund të dhurojnë mjete për ndihmë të popullit ukrainas.



