Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndajnë qëllim të njëjtë dhe të ardhme të përbashkët – anëtarësim të plotfuqishëm në BE, konstatuan zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi dhe zëvendëskryeministrja për Politika të Jashtme për Integrimet në BE dhe Bashkëpunim Rajonal të Malit të Zi, Jovana Maroviq, në takimin e sotëm në Paris ku edhe të dy kanë marrë pjesë në nismën “Dialogje ballkanike”.
Siç bëri të ditur SÇE, të dy kanë biseduar në disa tema me interes të përbashkët, me fokus në përparimin e të dyja vendeve në reformat dhe proceset e eurointegrimit.
“Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi veprojnë me qëllim të njëjtë – anëtarësim të plotfuqishëm në BE. Mali i Zi është partner ynë i rëndësishëm rajonal në rrugën drejt integrimit evropian”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiqi, i cili ditën e dytë të vizitës së punës në Paris e filloi me takimin me Maroviqin.
Siç bëri të ditur SÇE, në takim Mariçiqi dhe Maroviqi biseduan për agjendën evropiane dhe bashkëpunimin rajonal, duke konfirmuar se të dyja vendet me përkushtim punojnë në transformimin e shoqërisë, të ndërtuar mbi vlerat dhe standardet evropiane dhe se fuqimisht ecin në rrugën e vërtetë. Maroviqi, theksohet, ka theksuar se e ardhmja e të dyja vendeve është e përbashkët dhe e njëjtë – anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.