LajmeRajonTopLajm

Mal të Zi: Abazoviç areston ish-drejtorin e FIZH Zoran Vukiçeviq

Ish drejtori i Fondit të Investimeve dhe Zhvillimit (FIZH) të Malit të Zi, Zoran Vukçeviq, është arrestuar, njoftoi zëvendës kryeministri malazes Dritan Abazoviq në Twitter.

“Arrestimet e disa njerëzve kanë filluar si pjesë e çështjes së Fondit Abu Dhabi, në të cilën buxheti u dëmtua për dhjetëra miliona euro. Midis të arrestuarve është ish-drejtori i FIZH, Zoran Vukiçeviq”, ka shkruar Abazoviq.

Ai gjithashtu deklaroi se imuniteti i “aktorit kryesor në këtë çështje – ish ministrit të bujqësisë Petar Ivanoviq duhet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Përndryshe Vukiçeviq dhe Ivanoviq janë zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit

Related Articles

Back to top button
Close
Close