LajmeMaqedoni

Maksim Dimitrievski po blen vota, akuzuan nga LSDM-ja e Kumanovës

Opinioni kumanovar dhe maqedonas dje dëgjoi se si një kandidat për këshilltar, drejtor i një shkolle fillore dhe bashkëpunëtor i afërt i Maksim Dimitrievskit është duke treguar për blerjen e votave. Çmimi i një vote është 500 denar plus 500 denar për ndërmjetësuesin , tha sot në pres konferencë, deputetja nga LSDM-ja, Lidija Tasevska, transmeton Almakos.

Bashkëpunëtor i afërt i Maksim Dimitrievski po bën tregti me blerjen e votave, akuzoi Tasevska.

“Kjo, të nderuar, është e turpshme, e papërgjegjshme dhe para së gjithash një veprim i jashtë ligjshëm i Maksim Dimitrievksit dhe ekipit të tij. Ky është një veprim tipik regjimi nga vitet më të këqija të regjimit. Me sjelljen e këtillë, Maksim Dimitrievski e tregoi fytyrën e vërtetë të tij dhe edhe njëherë dëshmoi se nuk është socialdemokrat ashtu si paraqitet”, shtoi Tasevska.

Ajo i ftoi organet kompetente që menjëherë të veprojnë pas këtij rasti, të hapet hetimi dhe të vërtetohet përgjegjësia si dhe të vijojnë sanksione adekuate.

Related Articles

Back to top button
Close
Close