BotaLajmeTopLajm

Makroni për Turqinë figurë e dështuar dhe i pa aftë

“Macron me dhimbjen e brendshme të tij sulmon çdo ditë pareshtur Turqinë dhe presidentin tonë për shkak se ne kemi prishur të gjitha planet tinëzare dhe lojërat e poshtëra të tij në politikën e jashtme”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Turqisë, lidhur me fjalët e presidentit francez, Emmanuel Macron, kundrejt presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka bërë vlerësimin se “Presidenti francez Emmanuel Macron përsëri me reflekset e tij ish-kolonialiste ka bërë një deklaratë ku përpiqet të japë mësim nga lart. Në të vërtetë deklaratat e Macron janë shprehje e paaftësisë dhe dëshpërimit të tij në të cilin ai ndodhet”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria turke, rikujtohet se ditët ku Franca vepronte sipas dëshirës kanë mbetur në të kaluarën.

“Macron me dhimbjen e brendshme të tij sulmon çdo ditë pareshtur Turqinë dhe presidentin tonë për shkak se ne kemi prishur të gjitha planet tinëzare dhe lojërat e poshtëra të tij në politikën e jashtme. Presidenti ynë është një prej liderëve që është zgjedhur me normën më të lartë të votave në Evropë. Presidenti ynë fuqinë e ka marrë gjithmonë nga populli turk. Populli dhe qeveria turke përballë lajthitjeve të tilla është bërë gjithmonë një i vetëm dhe do ta vazhdojë ta bëjë këtë”, thuhet në deklaratë.

Nuk është punë e Macron që të përcaktojë zonën e juridiksionit detar të një vendi në Mesdhe ose në ndonjë pozitë tjetër gjeografike, tërhiqet vëmendja në deklaratën e ministrisë ku theksohet se:

“Franca duhet të vendosë një qëndrim në favor të dakordësimit dhe dialogut, në vend që të veprojë verbërisht si avokatë të Greqisë dhe Qipros greke që hedhin hapa të njëanshëm dhe nxitës dhe që marrin peng BE-në për interesat tyre me pikëpamje të ngushtë. Kjo është gjithashtu një nevojë e evropianitetit dhe aleancës tonë të NATO-s. Presidenti i Francës me qëndrimin e tij aktual individual dhe nacionalist nxit tensionin dhe rrezikon edhe interesat e mëdha të Evropës dhe BE-së. Franca e cila nuk ka as kufi në Mesdheun Lindor dhe e cila ende vepron me një qasje kolonialiste në rajon, është në mospërputhje të plotë teksa kritikon partneritetin, sinqeritetin dhe bashkëpunimin si dhe politikën e jashtme humanitare dhe sipërmarrëse të Turqisë në rajon. Situatën e paaftësisë së Macron, mbështetja e të cilit po ulet vazhdimisht në publik ne ia lëmë popullit francez”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në konferencën për shtyp që zhvilloi para Samitit të Vendeve të Evropës Jugore Anëtare të Bashkimit Evropian (Med7) që do të mbahet në ishullin e Korsikës ishte shprehur se “Ne evropianët, duhet të jemi të qartë dhe të ashpër kundër qeverisë Erdoğan dhe jo kundër popullit turk”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close