BotaLajme

Makron premtoi 15 miliardë euro për siguri në pesë vitet e ardhshme

Makron premtoi 15 miliardë euro për siguri në pesë vitet e ardhshme

 12

Emanuel Makron, edhe pse ende nuk është kandidat për zgjedhjet presidenciale, sot hapi temë thelbësore nga fushata presidenciale, të cilën shpesh e vendosë e djathta: sigurinë. Siguria ishte temë e vizitës së tij në Nicë, me ç’rast dha premtim se në pesë vitet e ardhshme për të dëshiron të ndajë miliarda euro dhe se deri në vitin 2030 dyfish do ta rrisë policinë në terren.

Plotësisht, Makron paralajmëroi përshpejtim të lirimit të policëve dhe xhandarmërisë nga detyrat administrative, “Prej vitit 2023 tashmë nuk do të ketë asnjë nga ato kuadro aktive në funksionet e kontrollit administrativ të kufijve tanë apo menaxhimit me qendrat për mbajtje administrative (CRA)”.

Makron më tutje tha se dëshiron ta rrisë trefish dënimin për shqetësim në rrugë, në 300 euro, për veprën që do të cilësohet si kundërvajtje.

Makron kumtoi se gjatë pesë viteve në vijim buxheti për siguri do të rritet për 15 miliardë euro, si pjesë e propozim-ligjit që do të prezantohet para Këshillit të ministrave në maj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close