LajmeTeknologji

Makina fluturuese e Hyundai mund të jetë ndër të parat “në qiell”, ndoshta para vitit 2030

Kompania Hyundai është shumë optimiste për të ardhmen e “lëvizshmërisë ajrore urbane”, dhe siç pretendon ajo, industria do të bëjë këtë hap të madh drejt qiellit deri në fund të kësaj dekade.

Deri më sot, në treg kanë ardhur disa makina fluturuese, por deri më tani asnjë nga prodhuesit kryesorë të makinave nuk ka hyrë në garë.

Sidoqoftë, ndër prodhuesit kryesorë në botë, Hyundai është një pionier në zhvillimin e makinerive vertikale të ngritjes dhe uljes.

Prodhuesi koreano-jugor i makinave prezantoi për herë të parë konceptin e tij fluturues S-A1, i zhvilluar në bashkëpunim me Uber, në fillim të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.

Puna në këtë fluturake ka përparuar shumë mirë që atëherë dhe Hyundai planifikon të nisë fluturimet e para komerciale në vitin 2028.

Hyundai është aq serioz në lidhje me të ardhmen e lëvizshmërisë fluturuese, saqë nëntorin e kaluar themeloi një kompani të re të quajtur Supernal, e cila shërben si një evolucion i degës së Divizionit të Lëvizshmërisë Ajrore Urbane dhe do të ketë për detyrë të sjellë konceptin S-A1 në tregun global.

Related Articles

Back to top button
Close
Close