
Një muaj pas luftës kundër Xhejk Poll, boksieri legjendar Majke Tajson dha një intervistë për “Fox Sports Radio”, në të cilën zbuloi se nuk mban mend asgjë nga meçi i asaj dite. Boskieri
58-vjeçar humbi përballjen me vendim të gjyqtarëve, pas tetë raundesh ndaj 27-vjeçarit Poll dhe me meritë, duke pasur parasysh se ai arriti të godasë “YouTuber”-in vetëm 18 herë në të gjithë luftën. Legjendari ‘Iron Majk’ ka marrë 78 grushte dhe ka treguar se as që i mban mend.
“Nuk e mbaj mend luftën. Më ra të fikët pak. Më kujtohet vetëm fillimi i raundit të dytë, Xhejk po bënte diçka, nuk e kuptoja se çfarë”, ka thënë fillimisht Tajsoni, i cili padyshim kujton vetëm se Poll, iu përkul në fillimi i raundit të dytë.
Siç thotë ai, nuk i mban mend ato 78 goditje që ka marrë, por që kanë lënë gjurmë tek ai.
“Nuk e mbaj mend forcën e grushteve të tij, por më dhimbte i gjithë trupi pas përleshjes, veçanërisht gjoksi dhe stomaku”.
Kur u pyet nëse i vjen keq që rihyri në ring në fund të viteve pesëdhjetë, Tajson ishte i sinqertë.
“Një ditë pas përleshjes u zgjova dhe e pyeta gruan time: “Pse u ndesha?” Thjesht nuk e di se çfarë dreqin po ndodhte”, përfundoi boksieri legjendar



