
Një tjetër mbrëmje Championsi, një tjetër magji.Barcelona, me synimin për të finalizuar një rrugëtim fantastik, shkon drejt Dortmundit, ku i pret “Muri i Verdhë” gjerman, me gjithë madhështinë e vet, për të parashtruar rrugën që përcakton një prej gjysmëfinalistëve.
Padyshim skuadra e drejtuar nga Hansi Flik vjen si favorite duke qenë se nuk njeh humbje në 2025-ën ndërsa nga ana tjetër verdhezinjtë kërkojnë ta thyejnë këtë pavarësisht formës jo të mirë në kampionat.
Një supersfidë franko-angleze luhet mes PSG-Aston Vila. Në letër, një mision i qartë, kualifikimi në gjysmëfinale. Ekipi i Luis Enrike eliminoi Liverpulin një nga ekipet pretendetë, dhe do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë me klubin tjetër të Premier Ligës.



