LajmeMaqedoni

Ma bënte me sy dhe më çonte puthje”, deputetja akuzon zv/kryeministrin Mariçiq

Reagim i ashpër i zëvendëskoordinatores së VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska në pyetjet e deputetëve. Akuzoi zëvendëskryeministrin për çështje europiane se i ka dërguar puthje dhe ia ka bërë me sy derisa po fliste ajo, edhe pse kamerat e Kuvendit nuk e kanë transmetuar këtë.

“Ju duhet të heshtni euro, zëvendëskryeministër për çështje europiane, se ju jeni më i forti nga selia. Në mikrofon të dalësh dhe të thuash atë që po e flet pas mikrofonit. Si nuk të vjen turp, si nuk të vjen turp, le t’ju kapin kamerat zv/kryeministër për çështje europiane. Tmerr, tmerr je. Andaj…le të të fotografojnë duke dërguar puthje, qurravec…”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Ky reagim vjen pas pyetjeve të deputetëve të Petar Risteskit, i cili i pari kërkoi përgjigje për skandalin në Klinikën e Onkologjisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close