LajmeMaqedoniTopLajm

MВР: Po identifikohen profilet dhe po thirren në bisedë informative persona lidhur me publikimet për ujin në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të thërrasë për bisedë informative persona nga profilet e të cilëve dje bëhej thirrje që të mos pihej uji në Shkup, për shkak të pretendimit për praninë e një bakteri. Pretendimi u demantua pasditen e djeshme nga kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndërmerr masat dhe aktivitetet e duhura. Po identifikohen profilet e personave dhe ata po thirren për bisedë informative. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, do ta informojmë në mënyrë përkatëse opinionin”, thanë mëngjesin e sotëm nga MPB-ja për MIA-n.

Ndryshe, gjatë ditës së informacionet e rreme për gjoja praninë e bakterit të rrezikshëm Escherichia coli në ujësjellësin e Shkupit u përhapën përmes rrjeteve sociale dhe për një kohë të shkurtër shkaktuan frikë dhe panik te qytetarët.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një konferencë për media theksoi se uji në Shkup është i sigurt për pije dhe se nuk ka prani të Escherichia coli apo bakterieve të tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close