
Lëvizja Vetëvendosje sonte ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Ferizajt, tubim ky që nisi me vonesë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshani e cila e ka ndjekur nga afër këtë tubim, ka bërë të ditur se pas gjysmë ore, Kurti është ngjitur në skenë dhe ka bërë premtimet e tij për Ferizajn, por pjesën e parë të fjalimit ia ka kushtuar lavdeve për qeverinë që e udhëheqi për katër vjet.
Kurti para qytetarëve të Ferizajt ka thënë se ka rritur buxhetin në përgjithësi, e poashtu edhe për policinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
E kandidatit për kryeministër nga radhës e VV-së, Albin Kurti i kishin ardhur edhe mysafirë nga Maqedonia e Veriut për t’ia dhënë krahun.
Aty ishte zëvëndëkryeministri i parë Ismet Mexhiti, zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Isemi dhe ministri i Politikës Sociale, Rini dhe Demografi, Fatmir Limani bashkë me disa deputët.
Ata ishin në mbështetje të kryeministrit Albin Kurti, në fushatën elektorale që sonte e zhvilloi në Ferizaj.



